KryesoreLajme

Kosova shton kapacitetet ushtarake, Kurti takohet me kreun turk të dronëve

Kosova po shton kapacitet e saj ushtarake. Dronet “Bayraktar” kanë qenë investimet e fundit dhe ndër më të rëndësishme në ushtrinë e Kosovës. Pas përplasjeve të fundit në Banjskë duket se qeveria e Kosovës ka shtuar përpjekjet për të sofistikuar pajisjet e saj ushtarake.

Kësaj i ka shërbyer edhe takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar,

Zyra e kryeministrit vlerëson se Forca e Sigurisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit është zhvilluar dukshëm sa i përket kapaciteteve luftarake.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Në këtë aspekt përveç rritjes për më shumë se dyfish të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, “në mënyrë direkte ka ndikuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me kompaninë turke Baykar dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë me të cilën kemi bërë blerjen e dronëve TB2 dhe pajisjeve tjera më moderne ushtarake”, njofton ZKM.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bayraktar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, duke dëshmuar kësisoj edhe një herë raportet e ngushta ndërmjet Kosovës e Turqisë.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

“Ai gjithashtu e uroi z. Bayraktar për medaljen “Shërbim të Shquar”, me të cilën u dekorua sot nga ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe drejtori i kompanisë Baykar, Bayraktar diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Rruga Press

YouTube player