Bota

Pamje të reja nga bombardimi i rrugës, nëpër të cilin do të kalonte konvoji i mjeteve ushtarake të grupit mercenar Wagner

Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur hidhet në erë një pjesë e autostradës nëpër të cilën po kalonte konvoji i mjeteve ushtarake të grupit mercenar Wagner

Pjesëtarët e Wagnerit pretendojnë se rruga u bombardua nga forcat ruse, me qëllim që të parandalojnë shkuarjen e tyre në Moskë, duke kërcënuar me rebelim, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Në anën tjetër, ky veprim i Wagner-it në krye me Yevgeny Prigozhin, bëri që autoritet ruse të sigurisë të rrisin nivelin e sigurisë brenda territorit.

E vetë Prigozhin u arratis për në Bjellorusi, kurse presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë disa opsione pjesëtarëve të këtij grupi.

Ky konvoj kishte për destinacion final Moskën, por u ndalën në gjysmë të rrugës, e sipas autoriteteve ruse ata do të kenë rastin të zgjedhin mes jetës civile apo duhet t’i bashkohen ushtrisë ruse.

Rruga Press

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku
YouTube player