KryesoreLajme

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke e dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Rasti ka të bëjë me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lexo më shumë  Bizneset drejt falimentimit, ngrejnë alarmin: Qeveria po rëndon barrën e taksave në vend që të na mbështesë!

Përveç Lekajt, në këtë proces gjyqësor akuzohen edhe Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

Çështja ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e parë dhe kishte urdhëruar shqyrtimin e rastit nga fillimi.

Me aktgjykimin e sotëm, gjykata ka marrë vendim të ri lidhur me përgjegjësinë penale të të akuzuarve në këtë rast.

Lexo më shumë  ‘Tolerancë ndaj Edi Ramës në Shqipëri’ - Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë
YouTube player