KryesoreLajme

Arrestimi i disa zyrtarëve, Komuna e Fushë Kosovës: Nuk do të tolerojmë keqpërdorimin e pronës publike

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se mirëpret çdo veprim të institucioneve të drejtësisë që synon zbardhjen e rasteve të dyshuara të keqpërdorimit të pronës publike.

Në një deklaratë për opinionin publik, Komuna ka bërë të ditur se lidhur me rastin e 8 shtatorit ka ndërmarrë masa institucionale ndaj zyrtarëve për të cilët, sipas saj, ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Komuna ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, me qëllim që pretendimet të hetohen deri në fund.

Lexo më shumë  Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Sipas Komunës, Fushë Kosova ka pësuar ndër vite dëme nga keqpërdorimi dhe tjetërsimi i pronës publike, ndërsa zhvillimi i madh demografik ka rritur nevojën për hapësira publike për shkolla, çerdhe, parqe dhe infrastrukturë tjetër.

“Ne nuk do të mbrojmë askënd dhe nuk do të tolerojmë keqpërdorimin e pasurisë publike, pavarësisht se kush mund të jetë i përfshirë”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Sot seanca e parë plenare, policia i “frikësohet” protestuesve, “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon për të Kuvendi

Megjithatë, Komuna ka theksuar se nuk paragjykon asnjë person dhe se përfundimet duhet t’u lihen hetimeve dhe institucioneve kompetente.

“Prona publike është e qytetarëve. Ajo nuk është për t’u keqpërdorur — është për t’u shërbyer qytetarëve”, ka përfunduar Komuna e Fushë Kosovës në deklaratën e saj.

YouTube player