Lajme

Pak vranësira dhe rritje temperaturash të premten dhe të shtunën

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të poazionuar në Europën lindore duke kushtëzuar mot të relativisht të qëndrueshëm në vendin tonë.

E premte, 10 shtator

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësiratë pasuara nga reshje shi të izoluara në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Temperaturat:

Zona malore     13/25°C
Zona e ulët         13/31°C
Zona bregdetare  18/29 °C

Kosova, e premte, 10 shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug 8-10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 28°C .

E shtunë, 11 shtator 2021

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Moti do të jetë me  vranësira mesatare deri të dendura shtresore gjatë pasdites. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore     13/26°C
Zona e ulët         15/32°C
Zona bregdetare  18/29 °C

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *