KryesoreLajme

Pafytyrësia e Maznikut me Banorët e “5 Majit”: “Sikur jetojnë në Bllok ata dhe ne i nxorrëm jashtë”

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka folur opas takimit që pati me banorët e lagjes “5 maji” në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë të cilit ishte prezent edhe kryeministri Edi Rama. Në një lidhje me Skype në Abc, Mazniku tha se ata banorë po jetojnë në një lagje pa infrastrukturë dhe me pak hapësira publike. Madje me ironi, ai ka shtuar se ata nuk po jetojnë në ndonjë zonë siç është ish-Blloku dhe qeveria po i nxjerr jashtë.

Lexo më shumë  Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Vendimi i qeverisë thotë që ata do vazhdojnë të marrin një bonus qiraje derisa të kenë mundësi të hyjnë në banesën e re. Ju mund ta verifikonte se janë dokumente publike. Mos ishin duke banuar në bllok këta qytetarë dhe i lëvizëm ne. Zona atje është pa infrastrukturë. Kanë infrastrukturë shumë të dobët, me pak hapësira publike. Zona që po ndërtohet është e projektuar. Nga ana urbane do vlejë disa herë më shumë se zona që po lënë banorët.  Ajo që u është dhënë banorëve është vendim i këshillit të ministrave dhe është rregull i njëjtë për të gjithë, i jep gjithsecilit atë që i  takon në mënyrë të drejtë dhe të barabartë,”- tha Mazniku ndër të tjera.

Mazniku ishte në takim me tre gra, banore të lagjes “5 Maji” dhe kryeministrin Rama. Një nga banoret tha se zëvendëskryetari i Bashkisë e kishte ofenduar, kërcënuar dhe e kishte quajtur mashturese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *