Opinion/Aktualitet

DW: Millosheviçi ka vdekur, por idetë e tij ende lulëzojnë

Para dy dekadash filloi procesi kundër presidentit serb, Slobodan Millosheviç, i cili vdiq në qeli i pa dënuar. Por idetë e tij që çuan në luftën e Jugosllavisë, në vrasjen e shkatërrimin që jetojnë ende.

Vetëm para pak ditësh u emërua Momçilo Babiç ambasador serb në Rusi. Ky njeri në vitet 90-të bënte pjesë në rrethin e ngushtë të familjes së Slobodan Millosheviçit. Sot (12.02)para 20 vjetësh filloi procesi kundër Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Presidenti serb, që gati ishte deklaruar në sundimtar të pakufizuar, akuzohej për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. I akuzuari, politika e të cilit kontribuoi në luftërat që shpërbënë shtetin shumëkombësh, Jugosllavinë, nuk e pranoi legjitimitetin e gjykatës. Ajo ishte thjesht “ilegale”. Katër vite më vonë Millosheviçi ndërroi jetë nga infarkti në zemër para shqiptimit të dënimit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit në Paris, Millosheviçi, në qendër presidenti kroat, Franjo Tuxhman, djathtas ai boshnjak, Alija Izetbegoviç – Pas tyre presidenti francez, Zhak Shirak, kancelari Helmut Kohl, presidenti Bill Klinton, etj. 14.12. 1995

Revolucion pa ndryshim

Me largimin e tij nga pushteti në vitin 2000 përmes të ashtuquajturit revolucioni i tetorit, Serbia filloi të ketë shpresë pas vitesh në autokraci dhe luftërave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Zoran Xhinxhiç, që kushte studiuar në Gjermani dhe ishte i lidhur me perëndimin, konsiderohej si garant për reformat dhe shfuqizimin e elitës së vjetër. Por programi i tij u ndërpre papritur, i vrarë nga krerë të policisë speciale paramilitariste të Millosheviçit, “Beretat e kuqe”. Tani vrasësit e dënuar me 40 vite burg sërish zenë kryetitujt e mediave. Aktualisht ka një peticion që kërkon lirimin para kohe të të dënuarve.

Lexo më shumë  Njeriu që do të merrte guximin para dy javësh ta thoshte se ligji për "gjykatën speciale" synon vetëm manipulimin e masave do të përballej me një fushatë brutale linçimi

Përpjekja për rehabilitimin e vrasësve të Xhinxhiçit i përshtatet peizazhit aktual politik. Ideja e dikurshme e Millosheviçit, se të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet të përbashkët, çoi para më shumë se dy dekadash në luftë e shkatërrim. Në luftëra të përgjakshme u përpoq të arrihej qëllimi për krijimin e “Serbisë së Madhe”. Nga viti i kaluar ky program nacionalist nën moton “Bota Serbe” është futur sërish në sallonët e politikës. Beogradi duhet të kudjeset për njerëzit e tij në vendet fqinje, me qëllim që ata të mos diskriminohen, kjo është kredoja. Por ky është vetëm “justifikimi”, që Beogradi të përzihet sërish në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Kroaci e Mal të Zi, kudo ku jetojnë pakica të mëdha serbe.

Të vjetrit e të rinjtë

E është rrjedhojë logjike, që idetë e Millosheviit ringjallen sërish. Sepse krerë të politikës së vjetër japin sot prapë tonin, në krye është presidenti i gjithëfuqishëm, Aleksandar Vuçiq. Në kohët e Millosheviçit ai punonte për një program propagandistik të serbëve boshnjakë dhe nga viti 1998-2000 ishte ministër i Informacionit. Emri i tij që atëherë është simbol i presioneve ndaj mediave të huaja e vendase. Sot po praktikohen sërish recetat e vjetra. Mediat janë në shërbim të Millosheviçit kur të dëshirojë ai. Këtë e garantojnë gjelat e fryrë të mediatve nga rrethi i pushtetmbajtësit si Zeljko Mitroviç, (“Millosheviçi është hero”), televizioni i të cilit Pink është si shtëpia e presidentit.

Lexo më shumë  Njeriu që do të merrte guximin para dy javësh ta thoshte se ligji për "gjykatën speciale" synon vetëm manipulimin e masave do të përballej me një fushatë brutale linçimi
Ivica Daçiç

Ivica Daçiç, pasuesi i Millosheviçit në krye të Partisë Socialiste deri sot ka qenë ministër i Jashtëm, kryetar qeverie, sot kryetar i parlamentit.

Milorad Vuçeliç, po ashtu kuadër i Millosheviçit dhe nga viti 1992 deri në vitin 1995 drejtor i përgjithshëm i televizionit propagandistik shtetëror, RTS drejton sot gazetën e njohur bulevardeske “Novosti”. Gazeta përpiqet si më parë të provojë në artikuj të panumërt, se serbët po shtypen prej shekujsh nga popujt fqinjë dhe nga bota e huaj. Kësaj renditjeje nuk duhet t’i mungojnë as emrat e të dënuarve për krime lufte, si gjenerali Vladimir Lazareviç apo Dragan Vasiljeviç (Captain Dragan) që sot nderohen nga shteti. Opozita e sotme e ndodhur nën presion, dhe historianë kritikë nuk bien në ujdi vetëm për një gjë: “nëse sot sundon një situatë si në vitet 90-të” apo është “më keq se në vitet 90-të”./DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *