Lajme

Pacolli e quan mik të Kosovës mikun e Sllobodan Millosheviqit

Ish-presidenti i Kosovës dhe aktualisht kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, teksa ka shprehur ngushëllime për vdekjen ish-presidentit grek, Karolos Papoulias, ai poashtue këtë të fund e ka kualifikuar si mik të madh të Kosovës dhe shqiptarëve, anipse i ndjeri shquhej për miqësinë me batësin e  projektit gjenocidal në arealin ballkanik, e veçmas në Kosovë, Sllobodan Millosheviq, transmeton Kosova Post.

Lexo më shumë  Dalin bisedat e ish-deputetit të Partisë Socialiste për vrasjen e Durim Bamit

“Ai ishte një avokat i fortë për paqen në Ballkan dhe miqësinë e fortë midis shqiptarëve dhe grekëve. Bashkëndjej me familjen e tij dhe Greqinë.” Shkroi Pacolli në një postim në Twitter.

Poashtu gjatë ditës së djeshme, mediat raportuan, se asokohe, në kapacitetet e deputetit të parlamentit grek, Karolos Papoulias, kishte kundërshtuar fuqishëm intervenimin e NATO-s në Kosovë, duke manifestuar mbështetje të hapur për presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, përkatësisht për bëmat e këtij të fundit.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës parandalon një rast i kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 30 mijë euro

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *