Lajme

Pa tokë nga projekti i rindërtimit, Greca: Bashkia më mori tokën, asnjë dëmshpërblim

Projekti i rindërtimit në njësinë administrative Baldushk në Tiranë ka cenuar rreth 4 dynym tokë me pemëtari, kasolle bagëtish për familjen e Shkëndie Grecës, e cila shprehet se ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje nga bashkia, pasi kjo e fundit nuk ka përllogaritur asnjë dëmshpërblim për të.

4 dynim tokë me pemtari, kasolle bagëtish dhe gjithashtu toka mbi të cilët do ngriheshin themelet e një banese për strehimin e djalit të Shkëndie Grecës në fashatin Baldushk në Tiranë është i bilancit të dëmit të krijuar për këtë familje si pasojë e projektit të rindërtimit të zhvilluar në zonë.

Lexo më shumë  Haxhiu pret mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare për qëndrimet e VV-së ndaj Listës Serbe

Asgjë transparente dhe asnjë plan nga bashkia për dëmshpërblim dhe gjatë gjithë kësaj kohe familjarët kanë akumuluar vetëm stres dhe shqetësime.

Tanimë ka mbetur në fshat, por e pamundur të marrë asgjë nga ato çfarë fshati mund t’i ofrojë, pasi ka mbetur pa bagëti dhe pa asgjë.

Ajo kërkon mbështetje nga bashkia, pasi për këtë familje procesi i rindërtimit ka prodhuar një fatkeqësi shumë të madhe./ora/

Lexo më shumë  Shqipëria mes braktisjes dhe refugjatëve, Rama e sheh shpopullimin si 'fitore'

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *