Lajme

Mimoza Kusari – Lila për Open Balkan: “Pengesë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”

Për samitin “Ballkani i Hapur”, i cili së fundmi mori pëlqimin e Bashkimit Evropian, Kusari – Lila e ka quajtur pengesë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

Sipas saj, Kosova ka nevojë për një iniciativë në të cilën trajtohet si e barabartë.

“Sa i përket ‘Open Balkan’, vetëm një gjë dua të them, se edhe në marrëveshjet e ‘Open Balkan’ Kosova referohet si shtet që është subjekt i vendimeve të dialogut. Do të thotë, për Kosovën nuk ka asnjë përfitim të vetëm në raport me pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Z. Rama e dinë këtë, z. Zaev e dinë këtë, z. Vuçiq e dinë këtë. Ata po mundohen që bashkëpunimet ndërmjet vete t’i mbulojnë me të tjerët, në të kundërtën për Kosovën nuk do të ndryshojë asgjë. Kosova do të mbetet peng i diskutimit në Bruksel, gjegjësisht vendimeve nga dialogu”, theksoi ajo derisa përmendi disa nga problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës për shkak të politikave të Serbisë.

Lexo më shumë  25 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *