Bota

Osmani: Zgjedhjet e Serbisë s’mund të mbahen në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me zgjedhjet të cilat do të zhvillohen në Serbi, për të cilat tha se nuk mund të mbahen në Kosovë pa i respektuar modelet ndërkombëtare për mbajtjen e zgjedhjeve të një shteti në një shtet tjetër.

E para e shtetit, ka theksuar se janë duke bërë të gjitha përgatitjet me institucionet e sigurisë dhe në bashkëpunim edhe me aleatët për eliminimin e çdo tentative për tensione të reja në veri, në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Serbi gjatë këtij muaji.Sa i përket nisjes së peticionit për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Osmani tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare sa i përket kësaj.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

“Tensione ne nuk do të shkaktojmë, sepse nuk kemi shkaktuar as në të kaluarën. Nëse dikush shkakton tensione ajo do të jetë Serbia. Ne jemi duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme me institucionet e sigurisë në bashkëpunim me aleatët tanë që të eliminohet çdo tentativë për tensione. Kosova sa i përket zgjedhjeve të Serbisë ka kërkuar që të respektohen modelet më të mira ndërkombëtare, kriteret e komisionit të Venecias, e drejtat ndërkombëtare sa i përket zgjedhjeve të një shteti në një shtet tjetër”, tha Osmani.

“Me qenë se Serbia nuk i ka plotësuar ato kritere atëherë janë ata që nuk kanë pamundësuar një proces të tillë duke mos pranuar që këto janë zgjedhje të një shteti në një shtet tjetër. Sa i përket kërkesë që ju i referoheni me nënshkrim ende nuk kemi informata zyrtare për një gjë të tillë, por dua ta potencoj që qytetarët e secilës komuna kanë të drejtë, sipas ligjeve aktuale që të ndërmarrin iniciativa të tilla me nënshkrime dhe ne momentin që ato vijë ekziston proceduar se si do të trajtohen deri teke mundësimi i zgjedhjeve të reja”, shtoi presidentja.

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Rruga Press

YouTube player