Osmani tregoi se e di që e ka shkelur Kushtetutën, prandaj aplikoi standard të dyfishtë
Nga Besnik Krasniqi
Presidentja Osmani tregoi se e di që e ka shkelur Kushtetutën. Prandaj, aplikoi standard të dyfishtë.
Më 6 mars ajo e shpërndau Kuvendin, ani se Kushtetuta rri e heshtur për veprimet që duhet të ndërmarrë në situatën kur Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin as 30 ditë para skadimit të mandatit të atij aktual.
Pra, nuk e pyeti Gjykatën Kushtetuese se si duhet vepruar në këtë rrethanë, por me vendim arbitrar e shpërndau Kuvendin.
Tani veproi ndryshe. Meqë ka paqartësi kushtetuese se nga sa anëtarë në KQZ u takojnë LVV-së dhe PDK-së, ajo vendosi të kërkojë saktësim nga gjykata dhe nuk u tregua arbitrare si në rastin e parë.
Ky është tregues se e ka nuhatur shkeljen me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Prandaj, ka vendosur të mos vazhdojë me shkeljen e dytë brenda pak ditësh.
Kuptohet, nga frika se do të dëmtohej rëndë reputacioni i saj edhe si juriste, e më shumë si politikane që nesër synon të paraqitet si alternativë e të lypë vota para qytetarëve.
Rruga Press

