Lajme

Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian: Në rrugën tonë drejt BE-së, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Parlamentit Evriopian, Roberta Metsola.

Osmani ka shpërndarë një fotografi me presidenten Metsola, derisa ka shkruar se ajo është ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer”, thotë presidentja në postimin e bërë në Facebook.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

Në Samitin e Paqes për Ukrainën kanë marrë pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.

Rruga Press

YouTube player