Lajme

Osmani takim me ambasadoren greke, biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu priti sot në takim njoftues shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë, ambasadoren Heleni Vakali.

Në komunikatën e Presidencës thuhet se presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores Vakali dhe i përcolli gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve nëpërmjet shtimit të bashkëpunimit ekonomik, në sektorin e energjisë, turizmit dhe investimeve.

Lexo më shumë  Rast pas rasti/ Si po shemben projektet e florinjta të dyshes Rama-Balluku

“Presidentja Osmani vlerësoi ngritjen e raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë, duke theksuar se institucionet tona janë të përkushtuara t’i zgjerojnë dhe intensifikojnë raportet në të gjitha fushat, përfshirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin në procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike si prioritet kyç i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe të sigurisë në kontinentin evropian, me ç’rast presidentja Osmani ka ripotencuar përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet, duke u thirrur në nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara kundër tendencave destabilizuese edhe në rajonin tonë.

Lexo më shumë  FSK realizon kursin “Combat Life Saver”

Presidentja Osmani dhe ambasadorja Vakali janë dakorduar për shtimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërinstitucional në fushat e interesit të dyanshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *