Lajme

Osmani sot homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në 27-vjetorin e rënies së tij

Sot u bënë 27 vjet nga rënia e tre dëshmorëve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Në nderim të tyre, presidentja Vjosa Osmani do të bëjë sot homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

“Në orën 10:30 presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në 27-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, njofton Presidenca.

YouTube player