KryesoreLajme

Erdogani krijon parti në Gjermani, nxit reagime

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka krijuar një degë të partisë së tij politike për “njerëzit me rrënjë të huaja” në Gjermani për të “kundërshtuar racizmin anti-mysliman”.

Erdogani ka njoftuar se Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA), e cila u themelua zyrtarisht më 7 janar, do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane të mbajtura në qershor të këtij viti.

Themelimi i partisë, e cila, siç shkruan Daily Mail, është degë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit në Turqi, shkaktoi menjëherë reagime dhe shqetësime te partitë në Berlin.

“Një degë e Erdoganit që kandidon për zgjedhje këtu është gjëja e fundit që na nevojitet”, ka thënë Cem Ozdemir, ministri i Bujqësisë i Gjermanisë, i cili ka origjinë turke.

“Një degë e Erdoganit dhe AKP-së në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend”, shkroi në “X” Jens Spahn, nënkryetar i partisë më të madhe opozitare, CDU konservatore.

Kjo vjen pasi një ligj u ndryshua muajin e kaluar që lejoi ata që jetojnë jashtë BE-së të kenë shtetësi të dyfishtë në Gjermani, duke u dhënë potencialisht 1.5 milionë turqve që jetojnë në Gjermani të drejtën e votës.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

​“Për momentin ne shohim partitë që dalin kudo dhe qëllimi dhe roli i tyre i vetëm është që më në fund të copëtojnë Evropën nga brenda”, ka thënë kandidatja e liberalëve gjermanë, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Partia e re pritet të drejtohet nga Teyfik Ozcan, i cili këmbëngul se financat e partisë do të rriten brenda vendit. Në Gjermani është e paligjshme marrja e fondeve nga shtetet e huaja.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Gushtin e kaluar, Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) raportoi se më shumë se 23 mijë shtetas turq kishin aplikuar për azil në vend deri në atë muaj të vitit 2023, rritje prej 203 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të shtunën, Sahra Wagenknecht, të cilën disa e kritikojnë se është politikane pro-ruse në Gjermani, lansoi aleancën e re populiste BSW, me politika të krahut të majtë, kufizuese të migracionit dhe retorikën e zhurmshme kundër luftës. Ajo ofron një alternativë ndaj AfD-së së ekstremit të djathtë, kundër së cilës janë organizuar protesta në të gjithë vendin prej disa kohësh në Gjermani.

YouTube player