KryesoreLajme

Osmani për ushtarët e rinj të FSK-së: Krenare që jeni trashëgimtarë të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e certifikimit të ushtarëve të rinj të FSK-së, ka thënë se ndjehet krenare që ata janë trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ndjehem jashtëzakonisht e lumtur që sot në këtë ceremini të veçantë ndajmë së bashku emocionet e festës dhe kurorëzimit të madh të 325 djemëve e vajzave tona të gjeneratës të vitit 2023 të Forcës së Sigurisë së Kosovës…Jam krenare që sot ju mbani uniformën e forcave tona, jam krenare që jeni trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jam krenare për hapin e parë që hodhët në pragun e komandatës së doktrinës së stërvitjes, duke prekur ëndrrën për tu bërë ushtar e ushtare të FSK-së”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se besnikëria e nderi janë mishëruar në shërbimin e tyre ndaj vendit.

Lexo më shumë  Rexhepi: Më mirë zgjedhje në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit

“Besnikëria, nderi, integriteti dhe guximi tashmë janë mishëruar në shërbimin tuaj ndaj vendit. Përmes programit ushtarak”, është shprehur presidentja.

Osmani u ka bërë thirrje atyre që të bëhen shembull të ushtarakëve profesionistë, me moral, integritet, dinjitet dhe ndershmëri të lartë.

“Sepse aty do të keni çelësin e mirëbesimit të ndërsjellë që si ekipë të arrini t’i maksimizoni energjinë tuaj për realizimin e detyrave tuaja”, ka thënë tutje Osmani.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zyrtarë të Qatar Development Fund, flasin për përkrahjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së
YouTube player