Lajme

Osmani pas takimit me delegacionin amerikan: Kosova vend i vogël, por duke punuar me SHBA-në mund të ketë impakt të rëndësishëm në botë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.

Pas takimit Osmani dhe dy zyrtarët amerikanë kanë mbajtur një konferencë për media.

Osmani ka thënë se ka shprehur shqetësimin e Kosovës për moszbatrimin e marrëveshjeve të arritura nga Serbia.

“Kam shprehur shqetësimin edhe për mos shpërbërjen e strukturave paralele”.

Lexo më shumë  Masakra e Vushtrrisë, Osmani: Serbia u përpoq t’i fsheh gjurmët e krimit

Ajo ka thënë se aleatët amerikan do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të ruajtur paqen në Ballkan.

“Amerika e mbështet sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës”.

Presidentja e Kosovës ka thënë se janë zotuar para amerikanëve se do të mbrojnë pakicat siç e përcakton kushtetuta.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh se Kosova në rajon dhe më gjerë. Ne kemi treguar angazhimin tonë proaktiv siç ishte me rastin e pritjes së refugjatëve afgan, gatishmërinë për të pritur refugjatë ukrainas. Angazhimi ynë aktiv në ruajtjen e paqes në rajon dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë në përputhje me qëndrimet e aleatëve tanë. Ne mund të jemi vend i vogël por duke punuar me partnerët tanë, por duke punuar me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  mund të kemi impakt të rëndësishëm në botë”, deklaroi tutje Osmani.

Lexo më shumë  Kalon edhe marrëveshja e bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *