Osmani në Washington falënderon Millanoviqin për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës drejt NATO-s
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim “produktiv” me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë.
“Falënderova Presidentin Millanoviq që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë Osmani në një postim në Facebook.
Rruga Press