KryesoreLajme

Osmani në Washington falënderon Millanoviqin për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës drejt NATO-s

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim “produktiv” me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë.

“Falënderova Presidentin Millanoviq që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë Osmani në një postim në Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Thirrje për protestë kundër ndërhyrjeve në Vjosë–Nartë: “Po shkatërrohet një nga zonat më të mbrojtura natyrore”