Lajme

Osmani në organizimet sportive për shënimin e muajit të rinisë: Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një nga organizimet sportive që është zhvilluar sot në shënimin e muajit të rinisë.

Osmani ka takuar futbollistet e reja të klubit të futbollit për femra ‘’Prishtina’’ dhe ‘’Brezovica’’, ku përmes një video mesazhi tha se duhet t’i inkurajojnë vajzat që të merren me sport pasi “nuk ka maja të cilat ato nuk mund t’i arrijnë”.

Lexo më shumë  Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

“Po i shihni janë vajzat nga Klubi futbollistik ‘Prishtina’, nga Klubi ‘Brezovica’ dhe klube të tjera. Jemi këtu për ta festuar muajin e rinisë e nuk ka mënyrë më të bukur se sa t’i inkurajojmë të gjitha vajzat e Kosovës, që të luajnë futboll e të merren me sporte tjera, sepse nuk ka maja të cilat ato nuk mund t’i arrijnë”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ç'kuptim ka ligji i miratuar në Kuvend nëse nuk zbatohet nga prokurori, gjykatësi apo policia?

Rruga Press

YouTube player