Lajme

IOM i dhuron automjete Policisë së Kosovës

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka dhuruar dy automjete kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës.

Ndërsa, policia ka thënë se kjo ndihmë do t’u shërbejë në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës për të luftuar emigrantët e parregullt.

“Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka bërë dhurimin e një donacioni prej dy automjeteve kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës”.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

“Donacion i pranuar ndihmon në rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit.  Këto vetura do të shërbejnë për trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare”, ka thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Më tutje, policia ka shprehur mirënjohjen ndaj përkrahësve të saj, të cilët po i ndihmojnë policisë në ngritjen e kapaciteteve të saj.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

“Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve të  saj të cilët  vazhdimisht kanë mbështetur punën dhe kanë ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve të saj me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më efikas për të gjithë qytetarët”, kanë përfunduar komunikatën Policia e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player