Lajme

Osmani mirëpret rezolutën: Do të bashkëpunojmë me aleatët ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur rezolutën që Kuvendi i Kosovës miratoi të shtunën duke dalë kundër organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Ajo ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatët kundër veprimeve destabilizuese të Serbisë.

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lexo më shumë  Asambleja Parlamentare e NATO-s nis punimet, Kosova në rend dite

Të premten, tre krerët e shtetit, presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri dolën kundër organizimit të këtij referendumi. Të tre u takuan me përfaqësues të QUINT-it, që kërkuan lejimin e organizimit të referendumit.

Të shtunën, kundërshtimi mori përkrahjen edhe të deputetëve. Ata votuan pro rezolutës që del kundër organizimit të referendumit.

Rruga Press

YouTube player