Bota

OBSH: Po punohet për një spërkatës nga hunda kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se në të paktën nëntë laboratorë në mbarë botën po punojnë për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 në formën e një spërkatësi në hundë.

Këto vaksina mund të jenë edhe më të efektshme se injeksioni, sidomos pwr variantin Omicron, pasi mund ta ndalin koronavirusin që në momentet kur fillon të hyjë në trup.

Të paktën nëntë laboratorë dhe kompani në mbarë botën po punojnë për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 në formën e një spërkatësi në hundë.  Këto vaksina mund të jenë edhe më të efektshme se injeksioni pasi mund ta ndalin koronavirusin që në momentet kur fillon të hyjë në trup.

Lexo më shumë  Zelensky thotë se ndihma ushtarake perëndimore, është e pamjaftueshme për ta fituar luftën

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila sqaron se kjo vaksinë mund të ndalojë virusin të shumohet në hundë dhe në grykë, dhe mund të jetë më e efektshme për të parandaluar përhapjen nga një person tek tjetri.

“Edhe individët që nuk kanë simptoma nuk do të rrezikoheshin nga mbartja e virusit” nëse mbrojtja do të ishte e mjaftueshme, thotë Ursula Buchholz, drejtuese e seksionit për viruset RNA në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive.

“Jam optimist se do të ketë një kontribut nga kjo lloj vaksine kundër pandemisë, në veçanti në fazën përmbyllëse të saj”, tha Michael Diamon, profesor i imunologjisë në Universitetin Washington në St. Louis.

Lexo më shumë  Stoltenberg: NATO po shqyrton vendosjen e armëve bërthamore

Fakti që vaksinat e injektuara nuk prodhojnë shumë imunitet në mukozë mund të shpjegojë përse ka ndodhur infektimi me variantin Omikron i të vaksinuarve, megjithëse jo me pasoja serioze. Ndaj kjo vaksinw është veçanërisht e rëndësishme për kwtw variant, i cili po përhapet me shpejtësi. Shumica e këtyre vaksinave janë në fazën e hershme apo të mesme të testimit dhe nuk është e qartë se kur do të jenë gati.

Rruga Press

YouTube player