KryesoreLajme

Osmani: Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, zbatimi i saj na përshpejton procesin integrues drejt BE-së


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Kushtetuesës, ka thënë se Kushtetuta jonë është udhërrëfyese.

Osmani ka thënë se zbatimi i saj na ndihmon procesin tonë drejt familjes euroatlantike.

“Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Osmani ka thënë se në këtë ditë që është normë supreme, e cila përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojnë përkushtimin e tyre institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit.

Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Nëpërmjet Kushtetutës së saj, Kosova është definuar si një shtet i pavarur dhe sovran, me një sistem demokratik të qeverisjes dhe me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera themelore të shoqërisë.

Kushtetuta e Kosovës gjithashtu mbron dhe promovon diversitetin kulturor dhe gjuhësor të vendit dhe siguron një ambient të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët e saj.

Rruga Press

YouTube player