Lajme

Bota regjistron muajin mars më të nxehtin në histori

Bota përjetoi marsin e saj më të ngrohtë në histori, tha të martën Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian.

Në fakt, secili nga 10 muajt e fundit u rendit si më i nxehti ndonjëherë, krahasuar me muajt korrespondues të viteve të mëparshme, thuhet në buletinin e tij mujor.

Dymbëdhjetë muajt që përfunduan me marsin, u renditën gjithashtu si periudha më e nxehtë 12-mujore e regjistruar ndonjëherë në planet.

Nga prilli 2023 deri në mars 2024, temperatura mesatare globale ishte për 1.58 gradë Celsius mbi mesataren e temperaturës në periudhën para-industriale, nga viti 1850 deri më 1900.

Lexo më shumë  10 vite nga vdekja e Ardit Gjoklajt/ Erion Veliaj dhe varsja e Ardit Gjoklajt dhe drejtësia që nuk erdhi kurrë

“Është trend afatgjatë me rekorde të jashtëzakonshme që na shqetëson shumë”, tha zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike e BE-së, Samantha Burgess, për agjencinë e lajmeve, Reuters.

“Duke parë rekorde të tilla – muaj pas muaji – shohim vërtet se klima jonë po ndryshon me shpejtësi”, shtoi ajo.

Moti ekstrem dhe temperaturat e jashtëzakonshme bënë kërdi këtë vit.

Thatësira e nxitur nga ndryshimet klimatike në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës, shkaktoi një numër rekord zjarresh në Venezuelë nga janari deri në mars, ndërsa thatësira në Afrikën e Jugut shkatërroi të korra dhe bëri që miliona njerëz të përballen me urinë.

Lexo më shumë  Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në veri të Mitrovicës

Shkaku kryesor i nxehtësisë së jashtëzakonshme ishin emetimet e gazrave serrë, të shkaktuara nga njerëzit, tha Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike i BE-së.

Faktorët tjerë që i rritën temperaturat, përfshijnë El Ninon – fenomenin e motit që ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor.

Rruga Press

YouTube player