Lajme

Osmani: Kosova është shembull i transformimit të paqes falë përkushtimit të grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë sot në Forumin “25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ku u diskutua roli i grave në proceset e paqes dhe sigurisë gjatë këtyre dekadave.

Në fjalën e saj, Osmani tha se Kosova ka dëshmuar se mund të kontribuojë shumë në këtë fushë, pavarësisht historisë së vështirë që ka kaluar gjatë luftës,.

Lexo më shumë  Protesta në Durrës/ Qytetarët godasin bashkinë me domate dhe letra higjenike

“Kosova ka dëshmuar ndër vite se mund të japë shumë në këtë fushë. Pavarësisht periudhave të vështira dhe të errëta që i përjetoi populli ynë gjatë luftës, ne arritëm të ringrihemi. Liria u ndërtua falë forcës dhe përkushtimit të grave dhe burrave tanë. Kjo histori qëndrese dhe bashkëpunimi tashmë po shndërrohet në një shembull frymëzimi, të cilin Kosova çdo ditë e ndan në gjithë botën”, u shpreh Osmani.

Lexo më shumë  Alimehmeti: Shqipëria në emergjencë kombëtare, qeveria rrëzohet vetëm me veprim

Rruga Press

YouTube player