Lajme

Osmani: Kosova është shembull i transformimit të paqes falë përkushtimit të grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë sot në Forumin “25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ku u diskutua roli i grave në proceset e paqes dhe sigurisë gjatë këtyre dekadave.

Në fjalën e saj, Osmani tha se Kosova ka dëshmuar se mund të kontribuojë shumë në këtë fushë, pavarësisht historisë së vështirë që ka kaluar gjatë luftës,.

Lexo më shumë  Eurodeputeti: Rama po reagon në mënyrë represive dhe autoritare, Von Der Leyen t’i kërkojë llogari

“Kosova ka dëshmuar ndër vite se mund të japë shumë në këtë fushë. Pavarësisht periudhave të vështira dhe të errëta që i përjetoi populli ynë gjatë luftës, ne arritëm të ringrihemi. Liria u ndërtua falë forcës dhe përkushtimit të grave dhe burrave tanë. Kjo histori qëndrese dhe bashkëpunimi tashmë po shndërrohet në një shembull frymëzimi, të cilin Kosova çdo ditë e ndan në gjithë botën”, u shpreh Osmani.

Lexo më shumë  Rama i jep leje ndërtimi deputetit të tij për të ndërtuar kullë 23 kate në zemër të Pogradecit

Rruga Press

YouTube player