Lajme

Osmani: Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë, duke ju kundërpërgjigjur kritikave të opozitës se Kosova nuk ka politikë të jashtme.

Osmani ka theksuar se politika e jashtme e Kosovës është në funksion të plotë të prosperitetit të rajonit e më tej, duke bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar.

“Kosova nuk ka politikë të jashtme po thonë ca zëra. Natyrisht që ka. Në fakt, më në fund Kosova ka politikë jashtme. Por po ju tregoj çfarë nuk ka Kosova tani. Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime me Serbinë dhe Rusinë me qëllim të interesave individuale, nuk ka udhëheqës që e krahasojnë Kosovën me Nagorno-Karabkhun e Krimenë. Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë. Sfidat janë të panumërta në politikën e jashtme, sepse gabimet kanë qenë të mëdha në të kaluarën. Së bashku po ndërtojmë një Kosovë partnere me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Osmani para deputetëve, seancën e së cilës po e bojkotojnë PDK-ja e AAK-ja.

Lexo më shumë  Kurti: Ekziston një frikë e ankth në Evropë nga kthimi i mundshëm i Trumpit

deja e ndryshimit të kufijve për herë të parë doli në skenë në kohën sa president i Kosovës ishte Hashim Thaçi, që tani është në paraburgim në Hagë, si i akuzuar për krime lufte.

Lëvizja Vetëvendosje, tani në pushtet, ishte kundër kësaj ideje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *