Lajme

Osmani ia thotë në sy Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit: Serbët e Kosovës janë në trysni nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se Kosova 25 vjet pas luftës është duke shkëlqyer në aspektin demokratik. 

“Pas 25 vjetëve Kosova shkëlqen me suksese dhe është avokate për vlerat demokratike, që vë në pah diversitetin, duke promovuar multietnicitetin dhe përparimin e të drejtave njerëzore për të gjithë. Ky intervenim nga NATO jo veç që ishte për ndërtim të paqes, por parimisht dhe më me rëndësi ka qenë për mbrojtjen e jetëve të njerëzve dhe të drejtën për të jetuar të lirë nga persekutimet dhe vrasjes. Intervenimi ka vënë në pah se kur një nga ne është në rrezik është rrezik për të gjithë ne. Kjo na ka përkujtuar për veprimin si forcë e përbashkët për drejtësi dhe për mbrojtjen e jetës së njeriut”, ka thënë Osmani.

Osmani shtoi se edhe 25 vite pasi NATO përfundoi fushatën gjeniocidiale të Millosheviçit, përpjekjet e destabilizimit janë aktive.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

“Me sulmet kundër gazetarëve, sumet ndaj gazetarëve të Kosovës dhe sulmit terrorist në shtator. Kanë testuar para pak ditësh mjetet e Iranit në kufi më Kosovës. Është e qartë se Serbia vazhdon bën përpjekje për të prishur integrimin e serbëve në Kosovë, duke bërë kontrolle dhe shpërndarë frikën. Serbët që janë integruar në institucione janë detyruar të japin dorëheqjen për shkak të shtypjes nga struktura ilegale të Serbisë. Serbët e Kosovës janë në trysni, por jo nga qeveria e Kosovës, por qartazi nga Serbia. Mendoni një politikan serb që kishte vënë lule në varrin e një ushtari të vrarë, menjëherë u burgos. Serbët e Kosovës janë detyruar të mos dalin në zgjedhje vitin e kaluar. Edhe dje u dhamë mundësinë të zgjedhin kryetaëve në veri, por Lista Serbe u bëri presion.”

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë
YouTube player