KryesoreLajme

Osmani në OKB: Serbia ditë më parë i testoi dronët iranianë në kufi, ky është mesazhi i saj për fqinjët

Presidentja e vendit, Vjosa Osman, e cila po flet përballë Aleksandër Vuçiqit në Këshill të Sigurimit në OKB, ka përmendur testimin e dronëve iranianë nga Serbia. Sipas saj, ky është mesazhi që Serbia po ua dërgon fqinjëve.

Ndërsa sipas saj në Kosovë mbrohen e avnacohen të drejtat e serbëve.

“Pretendimet e Serbisë për spastrim etnik janë të rreme dhe të motivuara politikisht. Struktura ligjore e Kosovës i mbron dhe i avancon të drejtat e serbëve. E kundërta është e vërtetë. Rreth 500 mijë serbë janë larguar nga Serbia gjatë sundimit të Vuçiqit, e thotë EUROSTAT.

Lexo më shumë  Ngadalësohet turizmi në Shqipëri, hyrjet e shtetasve të huaj në qershor shënojnë rritjen më të ulët të këtij viti

Serbia mblodhi prani të paprecedentë ushtarake pranë kufirit tonë në fund të shtatorit. Ditë më parë testuan dronët iranianë në kufi. Kjo është mesazhi që u japin fqinjëve…”

Rruga Press

YouTube player