KryesoreLajme

Osmani i shpreh shqetësimin emisares britanike për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet e 12 tetorit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar dje me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Perce.

Osmani dhe Pierce diskutuan për zgjedhjet e mbajtura të dielën, teksa presidentja thotë se e njoftoi emisaren britanike rreth ndërhyrjes së paligjshme të Serbisë, në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan IndeksOnline.

 “Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një përgjigje të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë” u shpreh presidentja.

Lexo më shumë  Harta, 39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot muajin, rekord në Europë

Osmani dhe Pierce po ashtu folën për formimin e qeverisë dhe axhendën e përbashkët strategjike mes dy vendeve.

Ky është postimi i plotë i Osmanit:

Dje, fola me Dame Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.

Diskutuam zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë – një ushtrim i rëndësishëm demokratik që tregoi edhe një herë profesionalizmin e institucioneve tona dhe angazhimin e qytetarëve ndaj demokracisë.

Shpreha shqetësim të madh për ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë në zgjedhjet tona përmes veprimeve që godasin vetë zemrën e demokracisë. Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një përgjigje të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë.

Lexo më shumë  Pas kontrolleve në vilat luksoze, SPAK merr në pyetje biznesmenë dhe ish-bashkëpunëtorë të Ballukut

Diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe avancimit të axhendës sonë të përbashkët strategjike dypalëshe.

Rruga Press

YouTube player