KryesoreLajme

Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ në protestë, 10 punëtorë hyjnë në grevë urie në Shqipëri

Afro 200 naftëtarë që punojnë në kompaninë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” në fushën e Marinzës janë ngritur në protestë këtë mëngjes.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, Dritan Shaho, ka deklaruar se protesta vjen pas një sërë kërkesash të përsëritura nga punëtorët, të cilat nuk janë marrë parasysh nga drejtuesit e kompanisë.

Lexo më shumë  Pesë vite pas premtimit për ujë 24 orë, projekti 144.5 milionë euro i hiqet Bashkisë Tiranë: Përplasja Balluku–Veliaj la investimin pezull

“Sot, në orën 10:00, një grup prej 10 naftëtarësh ka hyrë në grevë urie në zyrat e sindikatës në Marinzë. Nga nesër, në grevë mund të hyjë çdo naftëtar, ndërsa puna në grupet e naftës do të pezullohet”, – tha Shaho.

Greva dhe protesta kanë nisur që në orën 07:30 të mëngjesit, para zyrave të kompanisë në Marinzë.

Lexo më shumë  FSK-ja shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

Rruga Press

YouTube player