Uncategorized

Osmani e njofton Tony Blair me djalin e heroit Afrim Bunajku

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai ka takuar udhëheqësit e shtetit, liderët politikë si dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kosovës.

Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë.

Lexo më shumë  Sot mbyllet panairi “Gratë në Biznes” në Kosovë, sipërmarrëset vlerësojnë rritjen e shitjeve dhe promovimit nga ana e Ministrisë

Ai jashtë oborrit të Kuvendit u mirëprit edhe nga disa nxënës të shkollave të Prishtinës të cilët i uruan mirëseardhje.

Në mesin e nxënësve ishte djali i heroit Afrim Bunjaku.

Në pamjet që qarkulluan në rrjet shihet një moment kur presidentja Osmani e njofton Blair me djalin e heroit.

Afrim Bunjaku u vra në shtator nga grupe kriminale serbe, derisa ishte në krye të detyrës.

Lexo më shumë  Ja pse duhet protestuar deri në "Mosbindje civile"

Rruga Press

YouTube player