Opinion/Aktualitet

Osmani e Kurti nuk paguajnë asnjë media serbe, ndërsa Vuçiç, Daçiç e Vulin paguajnë në kesh e në natyrë media shqiptare

Shkruan Enver Bytyçi

Hulumtuesit e medies kanë vënë re se në Serbi nuk flitet kurrë për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin! Nuk transmetojnë mediet serbe madje asnjë deklaratë të tyre. Por citojnë vazhdimisht deklaratat, cicërimat dhe fjalimet e Edi Ramës, artikuj e komente të Baton Haxhiut, Berat Buzhalës e të ndonjë opozitari në Kosovë, si Vlora Çitaku.

Ndërkohë mediet shqiptare në Shqipëri, Kosovë e gjetkë nuk lenë asnjë rast pa reklamuar Aleksandër Vuçiç dhe çdo antishqiptar tjetër në Beograd, kur ata flasin kundër Kosovës!

Pse ndodh kjo? Sepse Osmani dhe Kurti nuk flasin në linjën e politikave serbe. Ata që citohen, të jeni të bindur se janë interpretë të interesave serbe në Kosovë! Ndodh gjithashtu se as Vjosa Osmani, as Albin Kurti nuk paguajnë asnjë prej medieve serbe që të raportojnë për deklaratat e tyre. Ndërsa Vuçiç, Daçiç e Vulin paguajnë në kesh e në natyrë që mediet shqiptare të përçojnë idetë serbe sidomos për Kosovën!

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor

Rruga Press

YouTube player