Lajme

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe të martën në Prishtinë, para obeliskut për personat e pagjetur.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Lexo më shumë  Balla mbron Ballukun, ndaj së cilës SPAK heton tendera me vlerë 1.2 miliardë euro: “Ndër deputetet më të mira të PS-së”

Për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur janë paralajmëruar një sërë aktivitetesh.

Është hapur edhe një ekspozitë në qendër të Prishtinës me 35 fotografi të familjarëve me fotot e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *