Bota

Fukushima lejon banorët të rikthehen 11 vjet pas katastrofës bërthamore

Më shumë se një dekadë pas katastrofës më të keqe bërthamore të Japonisë, rajoni i Fukushimës hoqi tërësisht urdhrin e evakuimit të martën, duke lejuar ish-banorët të kthehen në shtëpi.

Qyteti Futaba, i konsideruar më parë brenda kufijve të rrezikut, është i fundit nga 11 rrethet e Fukushimas që hoqi urdhrin e tij të evakuimit, tha një zëdhënës i zyrës bashkiake të qytetit për CNN, të martën.

Më 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi brigjet lindore të Japonisë, duke shkaktuar një cunami që shkaktoi një shkrirje bërthamore në termocentral dhe një rrjedhje të madhe të materialit radioaktiv. Kjo ishte katastrofa më e rëndë bërthamore në botë që nga ajo e Çernobilit me 1986.

Lexo më shumë  Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Më shumë se 300,000 njerëz që jetonin pranë centralit bërthamor u detyruan të evakuohen përkohësisht, derisa mijëra të tjerë e bënë këtë vullnetarisht. Komunitetet dikur plot zhurmë lanë pas një qytet fantazmë.

Në vitet që pasuan, operacionet e pastrimit dhe dekontaminimit në shkallë të gjerë kanë lejuar disa banorë që dikur jetonin në zonë të kthehen.

Futaba është shtëpia e kompleksit të Tokios Electric Power Company (TEPCO) dhe një stacioni hekurudhor. Objektet publike, si zyra bashkiake e sapohapur e qytetit, kanë planifikuar të rifillojnë funksionimin të hënën e ardhshme.

Fotot nga qyteti tregojnë dyqane, shtëpi dhe tempuj bosh, shumë prej të cilëve kanë dëmtime të jashtme, si çatitë e shembura dhe xhamat e thyer. Rrugët janë kryesisht bosh.

Para katastrofës bërthamore, Futaba kishte popullsi prej rreth 7.100 banorësh.

Autoritetet filluan përgatitjet për rihapjen e qytetit këtë vit. Në janar, ato filluan një program që lejonte ish-banorët të ktheheshin përkohësisht, por vetëm 85 persona nga 52 familje u kthyen.

Mbetet e paqartë se sa njerëz do të kthehen dhe sa kohë do t’i duhet qytetit për t’u rikuperuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *