Bota

OSBE rekomandon dërgimin e vëzhguesve për zgjedhjet në Hungari

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) rekomandoi të premten që të dërgohen vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Hungari.

OSBE, një organ ndërqeveritar që trajton çështje të tilla si siguria, kontrolli i armëve, promovimi i të drejtave të njeriut dhe zgjedhje të ndershme, publikoi të premten në mbrëmje të ashtuquajturin “Raporti i Misionit të Vlerësimit të Nevojave”.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve përbëhet zakonisht nga 8 deri në 15 ekspertë ndërkombëtarë të dërguar për dy deri në tetë javë në një shtet dhe 18 vëzhgues afatgjatë. Ndërkohë në ditën zgjedhjeve do të jenë 200 vëzhgues afatshkurtër për të ndjekur procesin.

Partia konservatore e krahut të djathtë Fidesz, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, aktualisht ka një shumicë prej dy të tretash.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Gjashtë parti opozitare kanë bashkuar forcat dhe janë mbledhur pas një kandidati të përbashkët, Peter Marki-Zay, me shpresën për të rrëzuar Orbanin.

Rruga Press

YouTube player