KryesoreLajme

OSBE-ODIHR raport për procesin zgjedhor: Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, krijoi avantazh të padrejtë!

Misioni i OSBE-ODHIR paraqiti sot një raport nga gjetjet për procesin zgjedhor që u mbajt ditën e djeshme (11 maj) në vendin tonë.

Përfaqësuesja e OSBE-së deklaroi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri ishin konkurruese, por u shënjuan nga një klimë e theksuar polarizimi politik.

Sipas raportit, kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë, ndonëse u raportuan raste intimidimi dhe presione ndaj zgjedhësve, veçanërisht në sektorin publik. OSBE vuri gjithashtu në dukje se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, ndërsa dy partitë kryesore dominuan mbulimin mediatik.  Mes të tjerash nuk janë ndalur kritikat, ndërsa thuhet se; Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, krijoi avantazh të padrejtë.  

Lexo më shumë  Kur pleqtë e pushtetshëm çmenden dhe e marrin njerëzimin me vete në varr

“Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa problemeve organizatave.

Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës duke krijuara avantazh të padrejtë në pushtet…pati mosrespektim të procedurave, u shënuan disa incidente intimidimi dhe ndikim tek zgjedhësit për probleme me procedurat dhe transparencën.”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Hekuran Murati demanton Adriatik Kelmendin: “Shpifje në emër të gazetarisë, marrëveshja me BB është bllokuar nga opozita që prej vitit të kaluar”
YouTube player