KryesoreLajme

Një ditë pas zgjedhjeve/ Gahler: Numërimi i fletëve të votimit jashtë QV-ve duhet të adresohet! Ka shqetësime për shitblerjen e votës dhe presion

Kreu i delegacionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga PE, Michael Gahler deklaroi se ka shqetësime për shitblerjen e votës dhe presion. Ai pohoi se fenomeni i numërimit te fletëve të votimit jashtë QV-ve duhet të adresohet.

“Gara që dëshmuan është një mundësi që vendi të konsolidojë dhe forcojë më tej demokracinë e tij. Delegacioni i PE përbëhet nga 7 anëtarë. Ekipi ynë ishte në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Ne jemi plotësisht dakord me deklarata e mëparshme. Këto zgjedhe kanë qenë konkurruese dhe të administruara mirë, megjithatë fushata ishte e qetë.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

Ne vëmë re se disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara, duke përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi fletëve të votimit jashtë qendrës së votimit duhet të adresohet. Ne theksojmë se disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërorë, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, apo faljen e gjobave.

Disa nga bashkëbiseduesit tanë kanë raportuar edhe shqetësime lidhur me shitblerjen e votave apo presione, përfshirë presionin ndaj nëpunësve të administratës publike që përbëjnë një segment të konsiderueshëm elektoral. Ka ende hapësirë për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor.”, tha kreu i delegacionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga PE, Michael Gahler.

Lexo më shumë  Kurti thirrje liderëve politikë: Jemi kaq afër zgjidhjes për presidentin saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë
YouTube player