Lajme

Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës  

Organizatat e Shoqërisë Civile i janë drejtuar me një letër të hapur Këshillit të Evropës ku shprehin mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Në këtë letër organizatat theksojnë se anëtarësimi në KiE është hap themelor në forcimin e përkushtimit dhe realizimit të të drejtave të njeriut dhe perspektivës evropiane.

Në letrën e organizatave të shoqërisë civile thuhet se do të jenë do të jenë të përkushtuara të sigurojnë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet pas anëtarësimit, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Lexoni të plotë letrën e organizatave:

Letër e hapur në mbështetje të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ne, si anëtarë të organizatave të shoqërisë civile të Kosovës duam t’u bëjmë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe të shprehim shqetësimet tona për perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Ne mbështesim fuqimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është një hap themelor në forcimin e përkushtimit dhe realizimit të vendit për të drejtat e njeriut dhe konfirmimin e të ardhmes së Kosovës në BE.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës jo vetëm që do të ndihmonte procesin e integrimit evropian të Kosovës, por edhe do të përshpejtonte demokratizimin për të përmbushur standardet evropiane.

Ne gjithashtu e pranojmë se përgjegjësitë e Kosovës nuk përfundojnë me anëtarësimin. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që qeveria jonë të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet pas anëtarësimit.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shoqëria civile në Kosovë është e përkushtuar në mbajtjen e presionit ndaj qeverisë për të përmbushur obligimet për të cilat është përkushtuar Kosova, në mënyrë të plotë dhe transparente, duke siguruar që rruga jonë drejt integrimeve evropiane të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ne jemi të gatshëm të mbështesim dhe avokojmë për këto synime, duke promovuar një të ardhme ku Kosova të përparojë si pjesë e familjes evropiane.

Ne jemi të gatshëm të mbështesim dhe avokojmë për këto synime, duke promovuar një të ardhme ku Kosova të përparojë si pjesë e familjes evropiane.

Rruga Press

YouTube player