KryesoreLajme

Ministri Muja nënshkruan vendimin: Nis ekzekutimi i pagesave për subvencionet bujqësore të vitit 2025

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka nënshkruar vendimin për autorizimin e pagesës së detyrimeve të mbetura nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2025.

Sipas njoftimit për media, mn këtë vendim, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) obligohet të procedojë menjëherë me ekzekutimin e pagesave për të gjithë përfituesit e verifikuar të subvencioneve bujqësore sipas listave përfundimtare të miratuara në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2025.

Lexo më shumë  Nis seanca për Presidentin, opozita përsëri nuk merr pjesë

“Pagesat do të realizohen nga buxheti i miratuar i Republikës së Kosovës, në përputhje me alokimet buxhetore për sektorin e bujqësisë dhe procedurat e zbatueshme të Thesarit të Republikës së Kosovës.Me hyrjen në fuqi të buxhetit dhe përmbushjen e kushteve të nevojshme financiare dhe procedurale, është krijuar mundësia për procedimin e pagesave të mbetura për përfituesit e programit”,thuhet në njoftim.

Departamenti për Buxhet dhe Financa në AZHB, në bashkëpunim me Thesarin e Republikës së Kosovës, është obliguar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për realizimin e pagesave në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike.

Lexo më shumë  Gjinovci kritikon opozitën dhe mediat: Paqartësi për nënshkrimet për Vjosa Osmani, 15 nënshkrime pa emër kandidati

Sipas vendimit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë duhet të raportojë tek Ministri brenda pesë (5) ditëve për progresin e realizimit të pagesave.

YouTube player