BallinaLajme

Organizata “Reporterët Pa Kufij” dënojnë shoqërimin e gazetarit Malësia nga policia dhe kërkojnë hetim të pavarur

Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” (RSF) dënon shoqërimin e dhunshëm nga policia të gazetarit të Rtv Ora Xhoi Malësia në protestën e djeshme ndërsa ai transmetonte live zhvillimet nga zona e 21 Dhjetorit.

Në një postim në twitter, RSF bën thirrje për hetim të pavarur në sjelljen abuzive të policisë.

Lexo më shumë  Osmani kërcënon Kosovën me krizë zgjedhjesh të pafundme për të përmbushur egon e saj

“Ndërsa po mbulonte një përplasje në protestën e Tiranës kundër brutalitetit policor Xhoi Malesia i Rtv Ora, i identifikuar qartë si gazetar, u ndalua dhe u mbajt për 3 orë nga policia e cila gjithashtu e rrahu dhe fyeu atë. RSF bën thirrje për hetim të pavarur të sjelljes abuzive të policisë”.

YouTube player