Bota

Orbán dhe partia e tij bojkotojnë seancën e parlamentit hungarez, ku do të ratifikohet oferta suedeze për pranim në NATO

Partia qeverisëse e Hungarisë, Fidesz, ka bojkotuar seancën e parlamentit të thirrur nga opozita për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, edhe pse një grup ambasadorë perëndimorë mbërritën në ndërtesë për të kërkuar votimin, shkruan The Guardian.

Për muaj të tërë, kryeministri hungarez, Viktor Orbán, u premtoi vazhdimisht homologëve të tij brenda NATO-s se vendi i tij nuk do të ishte i fundit për të nënshkruar anëtarësimin e Suedisë.

Por Orbán nuk e mbajti premtimin kur Turqia ratifikoi ofertën suedeze muajin e kaluar, duke e lënë Hungarinë të vetme duke penguar pranimin e Stokholmit.

Udhëheqësi hungarez më pas i premtoi publikisht Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se do t’i kërkonte parlamentit të “përfundonte ratifikimin në rastin e parë të mundshëm” – vetëm për të hequr dorë nga ky premtim duke mos u paraqitur në një seancë të iniciuar nga opozita e vendit me synimin e votimit për pranimin e Suedisë.

Lexo më shumë  "Shuplakë Vuçiqit": Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën shkakton furi

Në një lëvizje simbolike, një grup prej 16 përfaqësuesish diplomatikë, përfshirë ambasadorin amerikan në Budapest, David Pressman, mbërritën në parlamentin e Hungarisë sot.

Pressman, i cili në një intervistë për The Guardian muajin e kaluar e përshkroi Uashingtonin si “të zhgënjyer” nga dështimi i Budapestit për të vepruar, u tha gazetarëve pas seancës: “Aderimi i Suedisë në NATO është një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ndikon në sigurinë e aleancën tonë në tërësi”.

“Kryeministri u zotua të mbledhë parlamentin dhe t’i kërkojë parlamentit të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sot ishte një mundësi për ta bërë këtë – dhe ne mezi presim ta shikojmë këtë nga afër dhe që Hungaria të veprojë me shpejtësi”, shtoi diplomati amerikan.

Lexo më shumë  Kurti në Berlin: NATO dhe KiE shtyllat e paqes demokratike në Evropë

Vonesa hungareze ka irrituar thellësisht zyrtarët perëndimorë, të cilët kanë shprehur shqetësim si për kohëzgjatjen e vonesave, ashtu edhe për mungesën e qartësisë mbi arsyetimin pas lëvizjeve të Hungarisë.

“Me praninë tonë sot, ne donim të tregonim solidaritetin tonë me Suedinë dhe ambasadorin suedez në Budapest, në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në një kohë kaq të vështirë dhe kërkuese për botën. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një diplomat i lartë evropian, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje të ndjeshme.

“Ne nuk e dinim se cilat palë do të ishin të pranishme gjatë seancës, kështu që i vetmi mesazh që donim të tregonim ishte solidariteti ynë për të rritur sigurinë tonë në rajon”, shtoi diplomati evropian. 

Rruga Press

YouTube player