Bota

Opozitari rus nga burgu, Navalny: Lufta po përdoret për të mbuluar korrupsionin e Putinit

Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny – në gjyq në një burg në Moskë – ka akuzuar Vladimir Putin për përdorimin e pushtimit të Ukrainës për të mbuluar korrupsionin rus.

Në një video të publikuar nga gazeta e pavarur Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.

Duke veshur uniformën e burgut, ai thotë se kjo do të çonte në një “një numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe vazhdimin e kësaj linje varfërimi të qytetarëve të Rusisë”.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut do të eksportojë raketa në Rusi

“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, pohoi opozitari rus.

Ndryshe, Navalny është burgosur për më shumë se një vit me akuza të vjetra mashtrimi, pasi i mbijetoi një sulmi me helm, për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ai po gjykohet brenda burgut të sigurisë maksimale me akuza të reja që mund të bëjnë që burgimi i tij të zgjatet me një dekadë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *