Lajme

Opozita nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare, rrezikojnë miliona euro për investime në Kosovë

Deputetët e opozitës te4 Kuvendit të Kosovës, sot nuk votuan disa nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe kreditë për projektet të mëdha për Kosovën.

Në fakt marrëveshjet ndërkombëtare të planifikuara për sot janë shtyrë për seancën tjetër, për shkak të bojkotit nga partitë opozitare. Kështu Kosova rrezikon të humbas me miliona euro për shkak të këtij bojkoti dhe mos arritjes së një pajtueshmërie për votim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila që të zhvillojë një takim me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Kjo kërkesë e Konjufcës erdhi pasi që Kuvendi në mungesë të kuorumit nuk ka mundur të votojë disa nga pikat e rendit të ditës, kjo për arsye se deputetët e opozitës edhe pse të pranishëm në enacë nuk po marrin pjesë në votim.

“57 deputetë po votojnë Kuvendi nuk ka kuorum për ta votuar Projektligjin për tekstet shkollore, dhe i njëjti i bartet seancës tjetër. E ftoj kryetaren e Grupit Parlamentar të LVV-së të bëjë një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe të më tregojnë nëse ka interesim me kalu ndonjë projektligj sot në Kuvend apo jo, nëse jo me mbyll seancën menjëherë sepse kështu nuk shkon”, tha Konjufca.

Lexo më shumë  Tensione para bashkisë/ Protestuesit heqin gardhin metalik, përplasen me policinë

Ai shtoi se është mirë të tregohet se për cilat ligje ka konsensus që t’i kaloj Kuvendi sot.

“Një Kuvend i cili nuk ka kapacitetet e tij të kalojë marrëveshje ndërkombëtare nuk e meriton të vazhdojë”, ka thënë Konjufca.

“Ne angazhohemi për ta shpërbërë këtë legjislaturë jofunksionale. Jemi të gatshëm të ulemi, të bisedojmë për datën e zgjedhjeve. Posa të caktohet data e zgjedhjeve dhe shpërbërja e Kuvendit, ne do t’i votojmë këto marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Bojktoti dhe mos aparovimi i opozitës rrezikon miliona euro për Kosovën. Me veprimin e opozitë të bllokuara kanë mbetur: Zhvillimi i sektorit të energjisë – përmirësimi i rrjetit; Ndërtimi i ngrohtores solare të Prishtinë: Bursat e arsimit të lartë në nivelin master; Programi i financave publike dhe rritjes ekonomike me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, si dhe marrëveshja 120 milionëshe që Kosova përfiton nga Danimarka për shfrytëzim të burgjeve.

Më poshtë janë të renditura lista e projekteve të parapara të financohen përmes fondeve dhe kredive ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

–  Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,


–  Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, 


–  Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,


– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Rruga Press

YouTube player