Lajme

E dhimbshme, Erion Veliaj u realizon ëndrrën fëmijëve…të përshëndesin Luiz Ejllin (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhuroi sot një shfaqje të shëmtuar dhe të dhimbshme për modelet që duhet t’i ofrohen fëmijëve, brezit të ri dhe shoqërisë në përgjithësi.

Në një video të postuar në rrjetin e tij social, Veliaj shfaqet në zyrën e stërmadhe të kryetarit të bashkisë ku kanë ardhur shumë fëmijë të një shkolle fillore pulbike në Tiranë. Ata kanë lënë mësimin për të realizuar dëshirën e jetës…të përshëndesin fituesin BBV-së, Luiz Ejlli.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin ministror të BE-së për 20-vjetorin e zgjerimit

Këtë e thotë vetë Veliaj, që në një lidhje me facetime me këngëtarin, shkëmben përshëndetjet e para, boshe, “u lodha, u këputa”, “fëmijët e shkollës “Lekë Gjiknuri” (babai i Damian Gjiknurit) kanë dëshirë të të përshëndesin” dhe fëmijët që shpërthejnë në ovacione sapo shohin Luizin në ekranin e celularit të Veliajt.

“Kush ua prish kalamajve! Luizi do vijë t’ju takojë shumë shpejt!”-shkruan me ngazëllim Veliaj, edhe pse me këto modele që ofrojnë dhe pompojnë përditë, të paguar me taksat e shqiptarëve, po prishin një shoqëri të tërë, të zhytur në kotësi, vanitet dhe vulgaritet.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Rruga Press

YouTube player