Bota

“Operacioni special” i Putinit si hajdutëri speciale – Imazhet satelitore kapin vjedhjet e grurit ukrainas

Imazhet satelitore kanë fotografuar disa anije ruse të cilat ishin ngarkuar me grurë të vjedhur ukrainas, ndërkohë që Vladimir Putin vazhdon të ‘shantazhojë’ botën duke shkaktuar mungesë të qëllimshme ushqimore, shkruan DailyMail.

Fotot ajrore të marra në portin e Krimesë të Sevastopolit tregojnë dy anije transportuese me flamur rus që ankorohen dhe ngarkohen pranë kapanoneve të mëdha.

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Fotot, të marra nga Maxar Technologies këtë muaj, tregojnë Matros Pozynich dhe Matros Koshka në port teksa kapanonet derdhin ushqimin në një vend të hapur. Sakaq shihet se të dyja anijet tani janë larguar nga porti.

Kujtojmë se Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për ‘vjedhje graduale’ të furnizimeve ushqimore, pavarësisht se në Ukrainë i druhen një krize globale të grurit si rezultat i mungesave.

Lexo më shumë  NATO - Ukrainë takohen për sistemet ajrore, Zelensky: ja për çfarë kemi nevojë

Ekziston frika se një krizë e tillë mund të shkaktojë një valë tjetër migrimi, pasi afrikanët përpiqen me dëshpërim të lëvizin në Evropë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *