BallinaLajme

Operacion anti-kanabis në Krujë, arrestohen 12 persona, shpallen 2 në kërkim/ EMRAT

Policia e Shtetit njoftoi se kreu operacionin e koduar “Koordinimi“ kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Policia e Durrësit, e Krujës dhe RENEA dhe  SHÇBA në Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

U ekzekutua masa e sigurisë arrest me burg ndaj 10 personave, u shpallën në kërkim 3 të tjerë.  Gjatë operacionit u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë.

U gjetën: pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të Policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Policia  tha se ekzekutoi urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Hasan Kroje, Glodjan Kroji, Leonard Kroji, Nazmi Maloku, Ymer Maloku, Ervin Leka, Sajmir Zaja, Avni Ferra,.Haxhi Mema,.Saba Sallaku,.banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: Blerim Duma, 30 vjeç, Ilir Kroje, 49 vjeç dhe Leonard Dema, 20 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Glodjan Zaja, 33 vjeç, banues në fshatin Vrijon, Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe për Altin Kroji, 39 vjeç, banues në fshatin Virjon Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municioneve”, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjere të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për hetime të mëtejshme.

YouTube player