Bota

OKB miraton rezolutën për Ukrainën, Rusia dhe 4 shtete të tjera kundër

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ika miratuar me 143 vota pro rezolutën e titulluar  “Integriteti territorial i Ukrainës: mbrojtja e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, e cila dënon pseudo-referendumet ruse të mbajtura në territoret e okupuara të Ukrainës.

Kundër rezolutës votuan kundër 5 shtete të cilat janë Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nikaragua dhe Siria.

Lexo më shumë  Rubio flet për marrëveshje të mundshme me Iranin ndërsa sulmet ushtarake dhe paralajmërimet rrisin përplasjen

Ndërkohë që 35 shtete të tjera abstenuan, mes tyre edhe Kina e cila nuk besonte se rezoluta ishte e rëndësishme.

Bashkë sponsorët e rezolutës ishin rreth 70 vende, duke përfshirë Ukrainën, të gjitha vendet e BE-së, Australinë, Gjeorgjinë, Republikën e Koresë, Moldavinë, Malin e Zi, Kamboxhia, Mbretërinë e Bashkuar, Myanmar, një numër vendesh në Amerikën Latine dhe rajonin e Paqësorit.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së hodhi poshtë të hënën thirrjen e Rusisë për të mbajtur një votim të fshehtë mbi një projekt-rezolutë që dënon “të ashtuquajturin referendum të paligjshëm” të Rusisë dhe “përpjekjen për aneksimin e paligjshëm” të katër rajoneve pjesërisht të pushtuara në Ukrainë.

Lexo më shumë  Serbia nën hijen e mafias: Dokumentari që zbulon kasaphanën e klanit Belivuk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *